Friday, March 29, 2024

Osmani: Serbia kontrollohet nga Rusia, Putin s’do arrijë të destabilizojë Ballkanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Serbia kontrollohet plotësisht nga Rusia, teksa shtoi se vendi nuk do të kontribuojë në përshkallëzim dhe dhunë, duke iu referuar tensioneve të fundit në veri.

Në një intervistë për BBC, Osmani u shpreh se Serbia po lufton mënyrën demokratike me të cilën jeton Kosova, e cila sipas saj është një luftë kundër vlerave të një shteti të pavarur.

“Kosova kurrë nuk ka kontribuar dhe nuk do të kontribuojë në përshkallëzim apo dhunë. Por ne duhet të kuptojmë se jetojmë afër një fqinji që kontrollohet plotësisht nga Rusia. Ata po luftojnë mënyrën tonë demokratike të jetës, kjo është një luftë kundër vlerave me të cilat jetojmë çdo ditë të cilat qëndrojnë në themelet e shtetit tonë të pavarur”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera, presidentja theksoi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do arrijë që të destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë dhe nuk do të fitojë në Ukrainë.

Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës, prej ditës së djeshme janë të hapura për qytetarët dhe liria e lëvizjes është e plotë.

Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, duke filluar më 1 shtator.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë