Friday, April 19, 2024

Olta Xhaçka investitore strategjike, grabit 8000 m2 bregdet në Himarë

Investitori Strategjik duhet të ketë 50 milionë Euro kapitale, ndërsa firma “Gaçi-Xhaçka” ka 50 milionë lekë/ Kryebashkiaku Jorgo Goro dhe Këshilli Bashkiak i Himarës, më 4 nëntor 2021 kanë miratuar resortin “Dreamades Luxury Suites” në Gjilekë, por vendimi është zhdukur nga arkiva, pasi sipas informacionit, qiraja për 5200 m2 plazh i është caktuar 3 lekë/m2 në muaj; taksa e infrastrukturës 3% e investimit i është falur, ndërsa 5 taksat lokale nuk do t’i merren për 30 vjet, me justifikimin se do punësojë banorë të zonës.

Për 8000 m2 tokë e plazh, që kanë marrë për resortin “Dreamades Luxury Suites” Gjilekë-Himarë, Artan Gaçi e Olta Xhaçka, kanë paguar 70 mijë lekë tarifë për shërbimet administrative dhe 15 mijë lekë, tarifë për menaxhimin e procedurave të investimeve strategjike.

Kaq e përcakton VKM Nr.1027, datë 16.12.2015 “Për investitorët strategjik”, të cilat kanë të drejtë të marrin falas toka shteti dhe toka private me vendime qeverie e dhunë policore.

Por në rastin konkret, dhënia e titullit “Investitor Strategjik” është bërë shkelje ligjore nga Agjencia e Investimeve ku Kryetar Bordi është vetë Edi Rama, pasi investitori strategjik duhet të ketë 50 milionë Euro kapitale dhe mbi 20 investime të ngjashme turistike në shtete të tjera.

Ndërsa firma “AGTTC Hotel Management Sh.p.k” ka vetëm 5 milionë lekë kapital e asnjë investim askund; madje nuk ka as zyrë, por është me adresë, numër telefoni dhe adresë e-mail të zyrave të kompanisë “AG.TCC Sh.p.k”, në pronësi të burrit të ministres Xhaçka.

Në vendimin e firmosur nga kryeministri Edi Rama me 2 mars 2022, thuhet se statusi “Investitor Strategjik”, firmës “AGTTC Hotel Management” i është dhënë me Vendim Nr.3/5, datë 29 mars 2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, ndërsa pas tij është miratuar nga Bashkia Himarë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë