Thursday, April 25, 2024

OBSH: Mbi 900 raste me hepatit akut te fëmijët

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se 32 shtete në botë kanë raportuar deri më tani, për 920 raste me hepatit akut te fëmijët.

Gjysma e rasteve, 267 janë në kontinentin europian, ndërsa një e treta në Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters.

Autoritetet shëndetësore në të gjithë botën kanë hetuar në lidhje me rritjen misterioze të rasteve të rënda të hepatitit, ose inflamacionit të mëlçisë, te fëmijët.

Rasti i parë në Europë u raportua për herë të parë në prill në Britani dhe më pas është përhapur edhe në shtete të tjera.

OBSH tha se 45 fëmijë me hepatit akut kanë kërkuar transplant të mëlçisë dhe ndërsa 18 kanë humbur jetën, shumica e tyre në rajonin e Amerikës

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë