Friday, April 19, 2024

Nishani: Pas datës 11 dhjetor, Basha nuk do jetë në krye të PD

Ish-presidenti Bujar Nishani, në injë ntervistë në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Nishani theksoi se Lulzim Basha ka dështuar në mënyrë spektakolare në drejtimin e PD-së, duke shtuar se Basha nuk do jetë më në krye të Partisë Demokratike, pas datës 11 dhjetor.

“Pas datës 11 dhjetorit, Basha nuk do jetë më në krye të PD. Lulzim Basha ka fyer rëndë anëtarësinë e Partisë Demokratike. Fyerjet që vijnë nga një klloun i Ramës, që është edhe pak ditë aty, nuk kanë më shumë rëndësi. Pas 11 dhjetorit, PD do të bëhet një shtëpi e lirisë, për demokratët dhe mbarë shqiptarët, për ata njerëz që mbështesin demokracinë dhe lirinë. PD do ringrihet dhe do jetë e gatshme që të vijë në drejtimin e vendit dhe në qeverisje. Më 11 dhjetor nuk mblidhemi vetëm për Bashën, por për ta shpëtuar PD-në.

Kjo se anëtarësia e PD ka marrë situatën në dorë në momentin e duhur dhe do rikthejë Partinë Demokratike aty ku i takon. Kuvendi Kombëtar mund të vendosë shkarkimin e Bashës dhe mund të ketë propozime të shumta të ndryshimit të statutit aktual të Partisë Demokratike. Statuti është i vetmi dokument ligjor që udhëheq punët e PD-së. Basha ka dështuar në mënyrë spektakolare për të fituar qoftë një palë zgjedhje. Basha ka gënjyer dhe mashtruar e prandaj nuk mund të jetë më kryetar i PD-së. Ka perceptim të gjerë që Basha është i paaftë për të qenë në krye të një partie që mund të fitojë zgjedhjet”, deklaroi Nishani.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë