Wednesday, April 24, 2024

Nikoll Lesi bën deklaratën e fortë: Ilir Meta do të jetë kandidati i opozitës për kryeministër

Ish-deputeti Nikoll Lesi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Të Paekspozuarit”, pasi është shprehur se Presidenti Ilir Meta do të jetë kandidati për kryeministër i opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha se kjo është arsyeja që Sali Berisha po kërkon të ndryshojë statutin, ku të mos jetë e detyrueshme që kryetari i partisë të jetë domosdoshmërisht kryeministër. Sipas tij, Meta është një nga politikanët që ka bërë opozitën më të fortë edhe kur Basha ka heshtur.

Nikoll Lesi: “Në statutin e ri që kërkon të bëjë Berisha, thuhet që nuk është e domosdoshme që kryetari i partisë të jetë kryeministër. Kjo bëhet për të patur Ilir Metën kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Kryetar i PD-së Sali berisha dhe kandidat për kryeministër Ilir Meta. Opozitën që ka bërë Ilir Meta nuk e ka bërë as PD me Lulzim Bahsën. I ra “dhëmbë për dhëmbë” qeverisë kur Basha heshti”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë