Friday, April 19, 2024

Ngjarjet kriminale/ Lala: Mosndëshkimi i autorëve mund të sjellë pasoja të rënda

Gazetarja e njohur investigative, Klodiana Lala, ka folur për ngjarjet kriminale në vend, disa prej të cilave të ndodhura gjatë muajit tetor dhe që kanë tronditur opinionin publik.

E ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ në ‘News24’, Lala tha se mosndëshkimi i autorëve të këtyre vrasjeve, mund të shkaktojë pasoja të rënda.

Klodiana Lala: “Ka disa ngjarje që duhet të tërheqin vëmendjen e drejtuesve të policisë. Si Edmond Çekiçi në Durrës, një atentat që duhet zbardhur…Kemi vrasjen e Elton Mermali, u rrëmbye u vra në periferi të Elbasanit dhe po shkakton tronditje të forta në Lushnje… Bardhok Pllanaj një personazh që kishte ruajtur ekuilibrat, por u ekzekutua në një formë të frikshme…Këto ngjarje do ta duhet ta shkundin fort Policinë e Shtetit sepse mosndëshkimi i autorëve të këtyre vrasjeve mund të sjellë pasoja të rënda”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë