Thursday, March 28, 2024

Nëse NATO ndërhyn në Ukrainë, shpërthen Lufta e Tretë Botërore

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha ditën e sotme se zbatimi i një zone të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë është një vendim që i përket NATO-s, por që do të rrezikonte shumë.

Sipas tij, ndërmarrja e këtij hapi do ta çonte botën në një Luftë të Tretë Botërore, duke hequr kështu të gjitha shpresat se do t’i dalin në mbrojtje Ukrainës, në përplasjen me Rusinë. 

“BE nuk është në luftë me Rusinë. Realiteti është se Rusia ka nisur një luftë të egër kundër Ukrainës. Ukraina nuk është anëtare e NATO-s dhe për këtë arsye ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur, por duke marrë parasysh se Rusia ka armë bërthamore dhe është shumë e rëndësishme të shmangim një luftë të tretë botërore. Kjo është arsyeja pse ne po përpiqemi të avokojmë në fusha të ndryshme në nivel diplomatik. Ne po përpiqemi t’i ofrojmë më shumë mbështetje Ukrainës në mënyrë që të ketë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në mënyrë që të sigurohemi se do të jemi në gjendje të negociojmë sa më shpejt të jetë e mundur,”-tha në fjalën e tij Michel, në një intervistë me Becky Anderson të CNN.

Më 24 shkurt, Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë