Friday, March 29, 2024

Nëse Meta del spiun, Berisha dhe Rama të shporren nga jeta politike, thotë Andi Bushati

Analisti Andi Bushati thotë se nëse ish-presidenti Ilir Meta rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, kryedemokrati Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama duhet të shporren nga jeta politike.

Në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se Berisha dhe Rama kanë ardhur në pushtet falë Metës.

“Po marrim një moment, e pranojmë që Ilir Meta është spiun. Atë shokun e ka denoncuar Ilir Meta. Në momentin që Ilir Meta del spiun, Sali Berisha dhe Edi Rama duhet të shporren nga jeta politike. Kanë erdhur në pushtet me Ilir Metën, na e kanë bërë president dhe kryeministër. E rëndësishme është që ne po eskalojmë ditë pas dite drejt një shteti diktatorial. Historia e dosjes së Ilir Metës, pavarësisht nëse ai ka qenë spiun ose jo, është dëshmia e qertë që Edi Rama ka kapur shtetin”, theksoi Bushati.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kallëzuar Autoritetin e Dosjeve, ashtu siç e kishte paralajmëruar pak javë më parë.

Meta sqaron se kallëzimi është bërë për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i ka bërë ky institucion, ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ai hedh edhe akuza ndaj Ramës, ku shprehet se kemi të bëjmë me një shantazh politik.

Ndërsa, Autoriteti i Dosjeve thotë se akuzat e Metës janë të pabazuara e dashakeqe ndaj institucionit dhe fyese për dinjitetin e secilit prej anëtarëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë