Friday, April 19, 2024

Nedved e pranon: Juventusi është jashtë garës për titull

Pavel Nedved, pasi mori konfirmimin si zëvendëspresident i Juves, në mbledhjen e aksionerëve fundjavën që lamë pas, ka qenë i pari që ka vënë fytyrën mbi momentin e vështirë të skuadrës në kampionat dhe përpara ndeshjes me Zenitin, pranoi realitetin duke u dorëzuar lidhur me çështjen e titullin kampion në Serinë A:

“Nuk ka dyshime që do t’i kapim 1/8-at e këtij sezoni në Champions, ndonëse nuk është ky problemi ynë. Vështirësitë tona janë të dukshme dhe tashmë është e kotë që t’i fshehim. Në kampionat jemi në një situatë shumë delikate, ndaj nga ky moment duhet të nisim të punojmë të gjithë dhe të dalim sa më shpejt. Fakti është se në luftë për titullin kampion janë shumë ekipe, por aty mungojmë ne.

Dhe fakti që jemi disi larg vendeve të para dhe me shumë konkurrencë për kreun, është e kuptueshme se edhe kapja e zonës Champions do të jetë një betejë e fortë më vete. Prandaj, duke shpresuar se në këto 5-6 ditë të fundit kemi bërë shumë gabime, duke hedhur në erë një muaj pune të rëndësishëm, tani duhet të nisim që nga dueli me Fiorentinën që të rikthehemi një skuadër, që të rikthehemi Juventusi, pa menduar për titullin kampion.

Objektivi ynë në kampionat do të jetë ai që në verën e ardhshme, ne të kemi prerë biletën për të luajtur kupat e Europës, Champions-in, ndaj nuk mund dhe nuk duhet që mos ta arrijmë atë”, u shpreh 49-vjeçari.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë