Saturday, June 14, 2025

Ndeshja e futbollit kthehet në arenë politike, tifozët serbë mbështesin në kor luftën e Rusisë

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që shumë klube dhe federata të solidarizohen kundër masakrave që po ndodhin. Megjithatë ka dhe nga ata që janë dakord me nismën e Vladimir Putinit.

Në ndeshjen mes Cverna Zvezdës dhe Vozdovacit, miqtë fituan me rezultatin 0-3. Por nuk ishte rezultati i sfidës ai që bëri bujë. Në një pjesë të lojës dëgjohen tifozët e Cverna Zvezdës duke thirrur në kor për luftën në Ukrainë.

“Rusia, Rusia, Rusia”, ishte thirrja e tifozëve, që duket qartë që mbajnë anën e Vladimir Putinit.

Kjo nuk ishte i vetmi rast pasi në ndeshjen e fituar ndaj Partizanit të Beogradit, ata shpalosën një koreografi me varre me ngjyrat e Ukrainës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë