Thursday, April 18, 2024

‘Ndërkombëtarët të mos mbështesin Ramën’, Berisha: S’ka stabilitet pa votën e lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mos mbështesin regjimin e kryeministrit, Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në protestë, Berisha deklaroi se Shqipëria nuk mund të ketë stabilitet, nëse qytetarët nuk votojnë të lirë.

“Dy fjalë për miqtë, partnerët e Shqipërisë. Opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju. Vendet anëtare të BE, vendet anëtare të NATO-s, partneri strategjik i shqiptarëve, SHBA, të gjithë ato që keni ndërtuar, bazuar mbi vlerat që ndani, mbi votën e lirë, mbi lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Kushtetushmërinë, zbatimin e ligjit.

Sot, ju bëj thirrje: mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të, është dështim për shqiptarët. Sikundër nga ky shesh, duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve. Stabiliteti dhe vota, stabiliteti dhe besimi, stabiliteti dhe e ardhmja, do jenë të pandara”, theksoi kryedemokrati.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë