Thursday, March 28, 2024

‘NATO do ndërhyjë nëse cënohet stabiliteti në Kosovë’, Stoltenberg telefonon Vuçiçin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike këtë të mërkurë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Stoltenberg përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se i kishte thënë Vuçiçit, se KFOR-i si pjesë e misionit të NATO-s do të ndërhynte nëse në Kosovë do të cënohej stabiliteti.

“Të dy palët duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun me ndërmjetës BE-në dhe të kapërcejnë diferencat në mënyrë diplomatike. NATO-KFOR është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, u shpreh ai.

Stoltenberg ka telefonuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 2 gusht, ku ka bërë thirrje që të gjithë palët të ruajnë qetësinë dhe të shmangen veprimet e njëanshme.

Veriu i Kosovës u përfshi nga tensionet, pasi serbët lokalë vendosën barrikada në pikat kiftare në Jarinje dhe Bërnjak, më 31 korrik, duke shprehur kundërshtinë për reciprocitet për targat dhe dkoumentet, që ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 gusht.

Pas heqjes së barrikadave, qeveria e Kosovës vendosi ta shtyjë zbatimin e reciprocitetit më 1 shtator.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë