Wednesday, April 24, 2024

NASA lançon sot raketën gjigande që do kthejë njeriun në Hënë

Agjencia Amerikane e Hapësirës do të dërgojë në Hënë një raketë gjigande të quajtur SLS.

Kjo raketë, është më e fuqishmja e i zhvilluar ndonjëherë nga NASA dhe do të jetë themeli i projektit të saj Artemis, që synon të kthejë njerëzit në Hënë pas 50 vitesh, shkruan BBC.

Raketa është planifikuar të lançohet nga Qendra Hapësinore Kennedy të hënën në orën 08:33 me kohën lokale.

Kjo anije kozmike do të rrotullohet rreth Hënës përpara se të zbresë në Oqeanin Paqësor pas gjashtë javësh. Kapsula me emrin “Orajon” nuk do të ketë ekuipazh gjatë këtij misioni.

Qëllimi i misionit “Artemis 1” është të testojë raketën e re “SLS” dhe të bëjë të gjitha përgatitjet për misionet e ardhshme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë