Thursday, April 18, 2024

Nafta në nivele stratosferike, paralajmërohet protestë edhe nga taksistët

Protestat për rritjen e çmimit të karburantit pritet të përshkallëzohen. Bilbil Cara, kreu i Sindikatës Shqiptare të Taksive është shprehur se ata i ka prekur rritja e çmimit të naftës më shumë se asnjë grup tjetër.

Ai tha se vetë taksistët do të protestojnë të premten në orën 11.00 duke fikur automjetet. “Po vështirësohet jeta e të gjithë shqiptarëve. Në çdo cep të Shqipërisë. Taksistëve po ju bëhet puna e vështirë, s’po mbajnë dot familjet e veta. Nafta është shumë shtrenjt. Shteti ynë nuk krahasohet dot as me Kosovën, Maqedoninë e Veriut kur taksistët marrin subvencione nga qeveria. Të premten ne do të dalim vetë në shesh, do të protestojmë me makinat e fikura në boulevard”, tha Cara.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë