Thursday, April 18, 2024

Mungoi në fitoren spektakolare ndaj Benfikës, trajneri i Bajernit rezulton me Covid-19

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Julian Nagelsmann ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, pasi mungoi dje në pankinë, duke mos e shijuar fitoren e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve ndaj Benfik, për shkak te një “infeksioni të ngjashëm me gripin”.

Nagelsmann ka patur një fillim fantastik në pankinën e Bajernit që kur u transferua nga RB Leipzig gjatë verës. Sidoqoftë, ai duhej të shikonte nga larg skuadën më të përsosur në Evropë, në Estadio da Luz bavarezët korrën një fitore spektakolre.

Çfarë u tha? 

“Julian Nagelsmann, 34 vjeç, trajneri i FC Bayern Munich, rezultoi pozitiv për koronavirus pavarësisht se ishte vaksinuar plotësisht,” tha Bayern në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit . “Ai do të kthehet në Mynih veçmas nga ekipi dhe do të shkojë në izolim të brendshëm”.

Raportet e mëparshme pohuan se Nagelsmann filloi të ndihej keq në hotelin e ekipit në Lisbonë dhe kështu vendosi të qëndrojë prapa kur pjesa tjetër e skuadrës së Bajernit hyri në fushë.

Ai tani do të mungojë sërish nga pankina kur titullarët e Bundesligës të kthehen në ndeshjet e së shtunës në shtëpi me Hoffenheim.

Të tjera dëmtime

Përveç trajnerit të tyre, Bayern duhej të kalonte pa dy lojtarë kryesorë të Mërkurën. 

Alphonso Davies është jashtë për shkak të një problemi të kyçit të këmbës, ndërsa Leon Goretzka po vuan nga një ftohje e cila gjithashtu e ka anashkaluar atë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Dyshja ishin nga Lucas Hernandez dhe Marcel Sabitzer respektivisht në XI të parë të bavarezëve. 

Megjithatë, golat e pjesës së dytë bëri që të ata të kalojnë Benfikën me një fitore 4-0. Leroy Sane shënoi dy herë, përfshirë një goditje dënimi spektakolare, ndërsa Robert Lewandowski dhe autogoli i Evertonit vulosën fitoren e gjermanëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë