Friday, March 29, 2024

Moderna padit Pfizer & BioNTech për kopjim të teknologjisë mbi vaksinën kundër COVID-19

Kompania farmaceutike Moderna bëri të ditur në një deklaratë të premten se do padisë kompaninë Pfizer dhe partnerin e saj gjerman BioNTech për shkelje të së drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale gjatë zhvillimit të vaksinës së parë për COVID-19 të miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kompania amerikane farmaceutike dhe bio-teknologjike me qendër në Kembrixh, Masaçusets, pretendon se rivalët e saj kopjuan teknologjinë që Moderna zhvilloi vite përpara pandemisë.

Drejtoresha ekzekutive e Moderna-s, Stephane Bancel deklaroi: “Ne po i ngremë këto padi për të mbrojtur platformën inovative të teknologjisë mRNA që ne nisëm të zhvillonim, investuam miliarda dollarë në krijimin e saj dhe e patentuam atë gjatë dekadës para pandemisë së COVID-19”.

Vetëm një dekadë nga themelimi i saj, kompania Moderna është inovatore në teknologjinë e vaksinës së tipit “mRNA”, e cila funksionon duke u mësuar qelizave njerëzore se si të prodhojnë një proteinë që shkakton një përgjigje të sistemit imunitar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë