Thursday, March 28, 2024

‘Mjerë kush prek protestuesit’, thirrja e Berishës për policinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pati një thirrje për Policinë e Shtetit, një ditë para protestës që do të zhvillohet në sheshin para Kryeministrisë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se policia nuk duhet të revoltojë protestuesit dhe shtoi se ata që do e bëjnë diçka të tillë, do përballen me pasoja.

“Policinë e Shtetit, mesazhi im është, mos revoltoni protestuesit. Ata vijnë të provokuar në shkallën më të lartë, nga një njeri që po i plaçit dhe vjedh çdo ditë. Policia, në interesin e saj më të mirë, të mos  bëhet mercenare e Edi Ramës. Këtë i them policisë unë.

Protestuesit janë fuqia absolute, morale e vendit. Mjerë ai që i prek. Sa të dojë populli opozitar do të protestojë. Ai nesër është sovrani i Shqipërisë”, theksoi kryedemokrati.

Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe partitë e tjera opozitare do të zhvillojnë protestë më 12 nëntor në orën 16:00, në sheshin para Kryeministrisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë