Thursday, April 25, 2024

Mitsotakis: Erdogan të merret me ekonominë turke, jo me fantazi neo-otomane

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur në lidhje me marrëdhëniet e tensionuara mes Athinës dhe Ankarasë.

Në një intervistë për CNN, Mitsotakis është shprehur se Greqia do të mbrojë sovranitetin e saj territorial, teksa theksoi gatishmërinë për të vazhduar bisedimet me palën turke.

Sipas tij, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan duhet të fokusohet në ekonominë e turke, sesa të ringjallë fantazitë neo-otomane, shkruan Protothema.

“Është më mirë që Erdogan të merret me ekonominë turke, sesa të ringjallë fantazitë neo-otomane. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur sovranitetin tonë”, shtoi kryeministri.

Ndër të tjera, Mitsotakis nënvizoi se Evropa po përballet me një krizë gjeopolitike pas pushtimit rus dhe se nuk duhet të ketë destabilitet në Evropën Juglindore.

Ndërsa të dy vendet janë aleatë të NATO-s, ata janë përfshirë prej kohësh në mosmarrëveshje mbi migrimin, kufijtë detarë dhe kërkimin e mineraleve në Mesdheun lindor.

Greqia dhe Turqia akuzojnë ushtrinë e njëra-tjetrës për shkelje të hapësirës ajrore.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë