Thursday, March 28, 2024

Miratohet rregullorja, ja si do funksionojë tregu i monedhave virtuale

Tregu i kriptomonedhave në Shqipëri po zhvillohet edhe më shumë.

Pas miratimit të ligjit, tashmë është bërë publike edhe rregullorja për të gjitha bizneset që duan të hapin platformat e tyre të investimit në monedha digjitale.

Në rregullore specifikohen se janë tre lloje licencash, ndërsa ka procedura të shumta për të marrë një prej tyre dhe kontrolli do të jetë i rreptë nga institucionet.

Indrit Sefa, jurist shprehet se ligji për kriptomonedhat është ekstrem dhe i bën vetting të plotë çdo biznesi apo individi që do t’i hyjë kësaj fushe:

“Këto janë investime me risk shuam të lartë financiar, por ligji e ka të detajuar me shumë kujdes dhe rregullsi në mënyrën si do bëhet administrimi i këtyre investimeve. Ka marrë masa nga më të ndryshme deri në detaje ku kërkohet edhe CV e personi që do aplikojë për bursë. Por mbajnë edhe përgjegjësi penale për mashtrimin me pasoja të rënda, vepër penale që dënohet deri në 15 vite burg. Duke qenë se skemat piramidale u krijuan si pasojë e mungesës së shtetit ligjor, kemi kaluar në një rregullim ekstrem të bursave për kriptot.”

Sipas Dorian Kane, një sipërmarrës në fushën e kriptove, së shpejti në Shqipëri do shohim më shumë platforma për kriptomonedha:

“Pas licencimit besoj që aktualisht siç po shihet edhe këtu në Shqipëri që disa Exchange kanë filluar, besoj se me miratimin e këtij ligji edhe më shumë Exchange do arrijnë t’i pranojnë kriptot si një këmbim normal siç bëjmë aktualisht me euron dhe dollarin. Në të njëjtën kohë pritet që edhe kompanitë teknologjike të bashkëpunojnë me një bankë të nivelit të dytë, e cila mund t’i lejojë këtyre personave që me anë të llogarive që kanë të blejnë monedha virtuale në një exchange të licencuar nga shteti shqiptar. ”

Shumica e vendeve evropiane po fillojnë të rregullojnë kriptomonedhat duke vendosur tatime mbi fitimin për këdo që bën para nga aktiviteti me to, ndërsa ende ky treg nuk është i rregulluar me ligj, duke e bërë Shqipërinë ndër vendet e para./ Top Channel

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë