Friday, March 29, 2024

Ministri ukrainas: Mos hani dhe mos pini asgjë gjatë bisedimeve me Rusinë

Pas helmimit që pësuan miliarderi rus Roman Abramovich dhe dy ukrainas pjesë e delegacionit të Ukrainës për bisedimet e paqes me Rusinë në fillimit të Marsit, ministri i Jashtëm i Ukrainës ka paralajmëruar delegacionin që ndodhet sot në Stamboll për të mos konsumuar asgjë.

Dmytro Kuleba i ka thënë palës ukrainase që gjatë bisedimeve me Rusinë mos të hanë dhe mos të pinë asgjë, nga frika e ndonjë helmimi të mundshëm.

“Mundësisht të shmangin prekjen e çdo sipërfaqeje”, ka thënë ministri Kuleba.

Por pavarësisht helmimit në fillim të muajit, miliarderi rus Abramovich që shërben si negociator për palën ukrainase, ndodhet në Stamboll dhe merr pjesë në këto bisedime të radhës Rusi-Ukrainë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë