Tuesday, March 19, 2024

Ministri Sveçla: Incidentet në veri të Kosovës, sulme terroriste

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se autoritetet i cilësojnë si sulme terroriste incidentet e shënuara dy ditë më parë në veri.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Sveçla tha se në bazë të dhënave të para të mbledhura nga terreni, qoftë nga policia, qoftë nga inteligjenca, një pjesë e këtyre kriminelëve” kishin qenë në të kaluarën pjesë e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, Policia ka vlerësuar se ato përbëjnë sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje e veprave terroriste, kryerje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje dhe posedim i armëve.

“Sipas informatave që kemi, disa prej tyre janë ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nuk po them të gjithë, por disa janë nga zyrtarët që kanë dhënë dorëheqje kohëve të fundit”, tha Sveçla.

Më 6 dhjetor, autoritetet thanë se zyrtarët komunalë zgjedhorë u ndaluan që të shkonin në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Ata ishin nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë