Thursday, March 28, 2024

Ministrat e Shqipërisë udhëtojnë me autobus drejt Kosovës

Këtë të hënë do të zhvillohet në Prishtinë mbledhja e radhës e qeverive Shqipëri-Kosovë.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama mbërriti në Kosovë me disa prej ministrave, ndërsa pjesa tjetër e kabinetit do të mbërrijë sot.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet se ministrat po udhëtojnë me autobus drejt Kosovës.

“Mbledhja e 8-të e dy qeverive! Rrugës për Prishtinë”, shkruan Muzhaqi në Facebook.

Takimi i sotëm që do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti do të finalizohet me nënshkrimin e disa marrëveshjeve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë