Thursday, April 25, 2024

Milani “lan duart” me Champions League, Reali ngjitet në krye

Përfundojnë dy ndeshjet e Champions League, të zhvilluara në orën 18:45. Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Porton në “San Siro”. Ishin miqtë që shënuan pas 6 minutave lojë me Luis Diaz.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli protestoi për një faull të pësuar nga Benaser, që çoi te goli i portugezëve.

Milani arriti të barazonte në minutën e 61. Ishte një autogol i Mbemba që mbajti gjallë shpresat e “Djallit” për një kualifikim pothuajse të pamundur nga faza e grupeve.

Kuqezinjtë gjetën golin e avantazhit me Ibraimoviç në minutën e 83, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje.

Në ndeshjen tjetër, Reali ka triumfuar në “Santiago Bernabeu” ndaj Shaktarit të Donjetskut. Madrilenët mundën me rezultatin 2-1 skuadrën ukrainase. Sfida u zhbllokua në minutën e 14.

Ishte Karim Benzema që shënoi për madrilenët pas një gafe në mbrojtjen e ukrainasve. Reali është bërë skuadra e parë që realizon 1000 gola në historinë e Champions League.

Ukrainasit u kundërpërgjigjën pas golit të shënuar nga Benzema në minutën e 14. Ishte Fernando që mposhti Kurtua, pas një aksioni të bukur të skuadrës.

Ishte Karim Benzema i cili i dha fitoren “Los Blancos”. Sulmuesi francez finalizoi në mënyrën e duhur një aksion perfekt.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë