Thursday, April 18, 2024

Milan me pronar të ri, arrihet marrëveshja për 1,2 miliardë euro

Klubi italian i Milanit do të ketë një pronar të ri, RedBird Capital Partners (RedBird).

Përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare, skuadra kampione në fuqi e Italisë ka bërë me dije se është arritur një marrëveshje midis RedBird dhe Elliot Advisors Uk Limited (Elliot) pronarëve aktualë, e cila vlerësohet në shumën e 1,2 miliardë eurove.

Kalimi i klubit në pronësi të investitorëve të rinj, pritet të kryhet gjatë verës ndërsa marrëveshja do të përmbyllet në muajin shtator.

Sipas marrëveshjes, Elliot do të ketë një pjesë të vogël të aksioneve si dhe përfaqësuesit e tij në bordin e drejtorëve, duke konsoliduar partneritetin me RedBird.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë