Friday, March 29, 2024

Meta tregon arsyen pse u largua nga Partia Socialiste në vitin 2004

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tregoi arsyen pse u largua nga Partia Socialiste në vitin 2004.

Meta u shpreh se qeveria e Fatos Nanos kishte bllokuar procesin e integrimit europian, ndaj për këtë arsye, ai krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim në vitin 2005, ku luajti një rol të rëndësishëm në rrëzimin e socialistëve.

“Unë jam ndarë nga PS në vitin 2004 për shkak se ajo ishte kthyer në një pengesë për integrimin europian të vendit dhe bllokoi nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit. Kjo ishte arsyeja, pse unë krijova një parti të re, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Për të zhbllokuar procesin e integrimit europian dhe e kam realizuar këtë gjë, pasi në vitin 2005, LSI luajti një rol përcaktues për t’i dhënë fund një qeverie e cila kishte prioritet vetëm pushtetin dhe korrupsionin. Ishte pikërisht rotacioni i vitit 2005 që solli nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit në vitin 2006”, tha Meta.

Deklarata e Metës, u bë gjatë një konference për mediat, fokusi kryesor i së cilës ishte studimi i fundit i “RankingWeb”, ku rendiste Shqipërinë të fundit në rajon për nga cilësia e universiteteve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë