Friday, April 19, 2024

Meta dekreton ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje: Ligjin nr. 120/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”.

“Ndryshimet në këtë ligj synojnë të mbrojnë sistemin financiar dhe të ekonomisë në tërësi nga kërcënimet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke forcuar njëkohësisht integritetin e sistemit parandalues në vend dhe rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare. Ligji synon që të rrisë garancitë dhe mekanizmat që agjencitë ligjzbatuese të ushtrojnë efektivisht funksionin për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e kërcënimeve për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Akoma më e rëndësishme është përpjekja për reflektimin e rekomandimeve të FATF (Financial Action Task Force – FATF) dhe Monyeval thuhet më tej në vendim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë