No menu items!

Mblidhet sot grupi punues i BE-së, në agjendë liberalizimi i vizave për Kosovën

Grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për viza do të mblidhet në një takim dyditor, duke filluar nga kjo e mërkurë.

Në agjendë do të jetë edhe Kosova, por pritet që për liberalizimin e vizave të diskutohet gjatë së premtes.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën mori një tjetër kthesë të papritur në tetor në takimin paraprak të këtij grupi pas kërkesës së Francës, mbështetur nga disa shtete të tjera, që këtë proces ta ndërlidhë me disa kërkesa të tjera.

Franca ka kërkuar që liberalizimi të kushtëzohet me vënien në funksion të sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, sistem ky për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, por që i njëjti akoma nuk është funksional.

Mejithatë, disa ditë më parë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri të ditur se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Von der Leyen u shpreh se teknikisht janë përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe nënvizoi se do të bëjë çmos që të bindë Këshillin Evropian për të miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

spot_img
spot_img
spot_img
LAJMET E FUNDIT
spot_img

LAJME TË TJERA