Thursday, March 28, 2024

Mbi 2400 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Mbi 2400 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës nga janari deri në fund të korrikut të këtij viti.

Kjo është bërë nga ata persona që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian ku nuk i lejohen dy shtetësi. Ndërkohë, numri më i madh i atyre që nuk e duan shtetësinë e Kosovës, është i të rinjve.

Për çdo vit në Departamentin për shtetësi, azil dhe migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, deri në 5.000 persona, heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, por nga janari e deri në korrik të këtij viti, ka pasur një rritje.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka pasur një trend të njëjtë të personave që kanë hequr dorë nga shtetësia.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë