Thursday, March 28, 2024

Masakrohet me thikë familja shqiptare në Greqi, vriten prindërit dhe dy fëmijët

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi ditën e sotme. 

Një familje shqipare është gjetur e masakruar me thikë brenda në shtëpinë e tyre në zonën e Andravida. 

Mediat greke raportojnë se mes viktimave janë edhe dy fëmijë, të moshës 1 dhe 2 vjeç.

Ka qenë fëmija i madh i shtëpisë, 11 vjeç, që ka gjetur pasditen e sotme prindërit e tij, çiftin shqiptar dhe dy fëmijët e tjerë 1 dhe 2 vjeç të masakruar me thikë.

11-vjeçari mësohet se ishte kthyer në shtëpi pas një aktiviteti sportiv dhe kishte parë skenën tronditëse. 

I shokuar ai ka lajmëruar fqinjët dhe këta të fundit policinë.

Hetimet
Fillimisht policia dyshoi se bashkëshorti vrau gruan dhe 2 fëmijët e më pas vrau veten

Por pak më pas policia deklaroi se vrasja mund të jetë kryet nga ish-bashkëshorti i gruas, me të cilin ka fëmijën e parë, 11-vjeçar, i vetmi që shpëtoi gjallë.

Kryebashkiaku i zonës Andravida-Kilini, Janis Lenxas, ka folur i shokuar për ngjarjen duke konfirmuar se bëhet fjalë për familje shqiptare, me banim në Agjo Konstantino, Andravida. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë