Thursday, April 18, 2024

Marrëveshja me Berishën do të firmoset brenda 24 orëve, thotë Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se marrëveshja me kryedemokratin, Sali Berisha për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore, do të firmoset brenda 24 orëve.

Në një deklaratë për mediat, Meta nënvizoi se kjo marrëveshje i intereson të gjithë shqiptarëve.

“Marrëveshja jonë që tashmë është e përfunduar është një marrëveshje që i intereson të gjithë shqiptarëve. Primare dhe referendum. Do të firmoset brenda 24 orëve. Me Berishën kemi dakordësi të jashtëzakonshme. Si e kemi dakordësinë? Për parimet e bashkëpunimit jo vetëm PD-PL por të të gjithë faktorit opozitar”, theksoi ai.

Paraditen e kësaj të mërkure, Meta i shkoi në zyrë Berishës dhe u zhvillua një takim për më shumë se 30 minuta.

Pas takimit, Meta u shpreh se do të ketë referendum dhe primare të përbashkëta me Partinë Demokratike.

Ndër të tjera, ish-presideti bëri të ditur sei ka propozuar një emër Berishës, për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ai nënvizoi se Berisha e mirëpriti propozimin e tij, ndonëse nuk e bëri publike emrin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë