Friday, March 29, 2024

Maqedoni e Veriut, opozita pa numra për mocionin e mosbesimit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka nisur seancën për mocionin e mosbesimit të qeverisë, por seanca është ndërprerë disa herë me kërkesë të opozitës, meqë i mungon një deputet, i cili, në një njoftim që ka bërë në Facebook, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seancën për rrëzimin e qeverisë.

VMRO-DPMNE, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe Lëvizja Besa, besonin se kanë siguruar votat e 61 deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Deputeti Kastriot Rexhepi ka thënë se vendimin për të mos marrë pjesë në seancë e ka marrë për të mos i penguar, sipas tij, sinjalet për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

“Duke pasur parasysh momentin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zoran Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik, Shtetet e bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe shtetet e Bashkimit Evropian(BE) që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vendi ka gjasa të mëdha të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të marr pjesë në seancën parlamentare ku duhej të merrej vendim, me të cilin do të vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror. Si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë duke i vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë”, ka shkruar Rexhepi, deputet i Lëvizjes BESA.

Dy deputetët e tjerë të kësaj partie janë për mocionin e mosbesimit të qeverisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë