Friday, March 29, 2024

Manja: Do zbulojmë rastet e korrupsionit në institucionet shtetërore

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se është vendosur ngritja e Drejtorisë Antikorrupsionit, që do të luftojë korrupsionin në administratën publike.

Në një konferencë për mediat, Manja u shpreh se në ditët në vijim do të kemi edhe rastet e para të goditjes së korrupsionit në administratë.

Pyetje: ”Dje në një raport i KE, u tha se ka nivele të larta në figura si individë të përfshirë në antikorrupsion, do ketë vendime për këto persona?”

Ulsi Manja: ”Me implementimin e plotë, ju garantoj se herët e tjera do flasim për raste konkrete, do i kallëzojmë në organet ligjzabtuese të vendit. Do i adresojmë në prokuroi dhe në SPAK. Në ditët në vijim do kemi raste konkrete në institucionet shtetëore.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë