Friday, March 29, 2024

Mane: Do të flas për të ardhmen time pas finales kundër Real Madrid

Futbollisti i Liverpul, Sadio Mane tha se do të flasë në lidhje me të ardhmen tij, pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid, që do të zhvillohet më 28 maj në Paris.

Barcelona dhe Bajerni i Mynihut janë klubet e interesuara për të marrë shërbimet e 30-vjeçarit, pasi kontrata e tij me Liverpul skadon në qershor të këtij viti, shkruan BBC Sport.

“Jam plotësisht i fokusuar në ndeshjen e së shtunës, kjo është përgjigja që duhet të jap para finales. Më pas unë do t’ju jap përgjigjen më të mirë që dëshironi të dëgjoni, sigurisht”, tha Salah duke nënkuptuar se mund të qëndrojë në “Anfield”.

Liverpul shpreson të mbajë në ekip sulmuesin senegalez, i cili tashmë ka fituar Kupën e Kombeve të Afrikës, Carabao Cup dhe FA Cup këtë sezon.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë