Friday, March 29, 2024

Lufta në Ukrainë, Meksika kundër sanksioneve ndaj Rusisë

“Meksika nuk do të vendosë sanksione ekonomike ndaj Rusisë”- kështu është shprehur presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador.

Përmes një konference për shtyp mëngjesin e kësaj të marte, López Obrador deklaroi se:

“Ne nuk do të marrim asnjë lloj hakmarrjeje ekonomike sepse duam të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha qeveritë në botë dhe duam të jemi në gjendje të bisedojmë me palët në konflikt. Ne nuk e konsiderojmë këtë si gjënë e duhur dhe mendojmë se me e mira është të promovojmë dialogun për të arritur paqen.”

Më tej, presidenti meksikan kritikoi “censurën” ndaj mediave shtetërore ruse, pasi kompanitë e rrjeteve sociale njoftuan se do të merrnin masa për të kufizuar shtrirjen e kanalit të lajmeve RT të mbështetur nga Rusia.

“Unë nuk jam dakord që ka censurë në media. Unë fola kundër censurës kur llogaria e Presidentit Trump u anulua, dhe gjithashtu nuk jam dakord me faktin që mediat nga Rusia apo ndonjë vend tjetër, janë të censuruara.”- tha ai, raporton CNN.

Kujtojmë se, Meksika ka një të kaluar të hidhur në marrëdhëniet e saj me SHBA, gjatë presidencës së Donald Trump, kur familjet që emigronin drejt SHBA u bllokuan në kufijë duke shkaktuar një krizë humanitare.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë