Friday, April 19, 2024

Liverpul refuzon ofertën e dytë të Bajernit të Mynihut për Sadio Mane

Liverpul ka refuzuar ofertën e dytë të Bajernit të Mynihut për mesfushorin anësor, Sadio Mane.

Sipas Sky Sports, klubi gjerman ofroi 30 milionë euro dhe një bonus prej 6,5 milionë. Ky bonus do të aktivizohej nëse Bajern do të fitojë tre Liga të Kampionëve dhe Mane tre “Topa të Artë”, çka duket e pamundur.

Anglezët e vlersojnë çmimin e lojtarit senegalez në rreth 43 milionë euro. Në ofertën e partë, Bajerni i Mynihut ofroi vetëm 21 milionë, e cila u cilësua si qesharake nga Liverpul.

30-vjeçari Mane ka deklaruar se nuk do të rinovojë kontratën me Liverpul që skadon në qershor të këtij viti dhe se kërkon të provojë një aventurë të re.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë