Sunday, July 21, 2024

Lavrov nuk do të takohet me Blinken në Samitin e G20-ës

Nuk është planifikuar një takim mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në Samitin e G20-ës në Indonezi.

Kështu bëri me dije këtë të enjte zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov.

“Asgjë nuk është duke u planifikuar,” tha ai, kur iu bë një pyetje në lidhje me mundësinë e një takimi, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.

Ryabkov theksoi se duke marrë parasysh situatën e tanishme, kontaktet ekzistuese midis ambasadave të vendeve janë mëse të mjaftueshme dhe nuk është e nevojshme një takim.

Samiti i 20 vendeve më të industrializuara të botës (G20) do të zhvillohet në muajin dhjetor në Indonezi.

Presidenti i Rusisë, Valdimir Putin ka deklaruar se do të marrë pjesë në punimet e këtij samiti, pas ftesës që i bëri homologu indonezian.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë