Friday, March 29, 2024

Lavrov: Konflikti mund të përshkallëzohet në përdorimin e armëve bërthamore

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se ekziston mundësia që konflikti me Ukrainën të përshkallëzohet në përdorimin e armëve bërthamore.

Megjithatë, ai u shpreh se mund të ketë edhe një marrëveshje për paqe, shkruan BBC.

Sipas tij, Moska dëshiron të shmangë rreziqet e ngritura “artificialisht” të një konflikti të tillë.

“Ky është pozicioni ynë kyç mbi të cilin ne bazojmë gjithçka. Rreziqet tani janë të konsiderueshme. Rreziku është serioz, real dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë”, tha Lavrov.

Lavrov akuzoi gjithashtu presidentin ukrainas Volodimir Zelenski se shtiret në negociatat për paqe, duke e quajtur atë “një aktor të mirë”.

“Nëse shikoni me vëmendje dhe lexoni me vëmendje atë që thotë, do të gjeni një mijë kontradikta”, tha kryediplomati rus.

Ministri i Jashtëm u shpreh javën e kaluar se Moska ishte e angazhuar për të shmangur një luftë bërthamore.

Disa ditë pas fillimit të pushtimit më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat bërthamore të ishin në gatishmëri.

SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s kanë thënë se nuk do ndërhyjnë ushtarakisht në Ukrainë, për të shmangur fillimin e një Lufte të Tretë Botërore.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë