Friday, March 29, 2024

Kurti: Në SHBA negociuam marrëveshje 200 mln dollarë për sektorin e energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje në lidhje me vizitën e tij dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Bizneseve të Diasporës në Prishtinë, Kurti u shpreh se është negociuar një marrëveshje me vlerë 200 milion dollarë Millennium Challenge Corporation (MCC), për sektorin e energjisë.

“Sapo jam kthyer nga një vizitë dy javore në SHBA. Gjatë vizitës kemi negociuar marrëveshjen me MCC për sektorin e energjisë. Në Amerikë, thirrja jonë ishte që të kontribuohet për Kosovën duke përfituar. Potencialet e Kosovës i kam prezantuar edhe në Davos”, tha Kurti.

Ndër të tjera, Kurti ka ftuar edhe emigrantët që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë, për të zhvilluar vendin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë