Saturday, April 20, 2024

Kurti ndërron shtëpinë, paguan 250 euro qira mujore

Kryeministri Albin Kurti jeton në një banesë për të cilën paguan qira mujore prej 250 euro.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i cili ka dhënë edhe detaje për ndërrimin e vendbanimit të Kurtit.

Kryeziu bëri me dije se tanimë, Kurti banon në zonën e Taslixhe të Prishtinës, në një banesë me sipërfaqe 230 metra katror.

Kjo banesë është në pronësi të dy shtetasve të Kosovës të cilët jetojnë në Norvegji. Ata ia ofruan Kurtit banesën pa asnjë çmim, por Kurti nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Sipas Kryeziut, e gjithë hapësira e banesës nuk shfrytëzohet nga Kurti, teksa shtoi se kryeministri u largua nga banesa afër Parkut të Qytetit për shkaqe të sigurisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë