Friday, March 29, 2024

Kurti kërkon hapjen e arkivave shtetërore të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka kërkuar që Serbia të hapë arkivat shtetërore, në mënyrë që të zbardhet fati i personave të pagjetur. Ai ka argumentuar se krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishin “krime të kryera nga shteti i Serbisë” dhe theksoi se hapja e këtyre arkivave është domosdoshmëri.

Në një panel në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku u diskutua për drejtësinë tranzicionale, Kurti tha se Kosova e ka prioritet drejtësinë tranzicionale.

Në këtë drejtim ai përmendi disa nga nismat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës siç është ajo për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, themelimin e Komisionit për hulumtimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore të shkatërruar gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe fuqizimin e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Edhe në të kaluarën, Kurti kishte kërkuar që Serbia të hapë arkivat shtetërore që të ndriçohet fati i personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Duke përmendur Maskrën e Reçakut, Kurti tha se e kaluara nuk ka kaluar ende “përderisa krimet e luftës dhe gjenocidi vazhdojnë të mohohen”.

Në dhjetor të vitit 2021, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vullin mohoi Masakrën e Reçakut, në të cilën u vranë civilë shqiptarë të Kosovës në janar të vitit 1999.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona. Mbi 1,600 konsiderohen ende të pagjetur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë