Friday, March 29, 2024

Kur do ndalojë së funksionuari Bordi i Transparencës? Përgjigjet Ahmetaj

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se kriza e çmimeve është shkaktuar nga agresioni rus dhe bllokimi i rrugëve të furnizimit.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ahmetaj u shpreh se për sa kohë do të ketë çmime abuzive, do të përdoret çdo instrument për t’i frenuar ato, duke nënkuptuar se Bordi i Transparencës do të vijojë punën.

“Është një krizë e shkaktuar nga njeriu, nga agresioni rus dhe bllokimi i rrugëve të furnizimit. Qeveria do të vazhdojë përdorë të gjitha instrumentet e duhur, qoftë edhe inovativ, që të frenojmë rritjen abuzive të çmimeve.

Çdo instrument që do të frenojë abuzimin me çmimet do të fillojë të funksionojë. Çdo instrument që funksionon për të monitoruar dhe frenuar me instrumentat e tregur dhe ajo që ka shteti në tërësi që të mos ketë abuzime, do vazhdojnë të funksionojnë”, tha Ahmetaj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë