Monday, December 11, 2023

Kryetari i Dumës ruse: Ukraina të dorëzohet sipas kushteve të Moskës ose të pushojë së ekzistuari si shtet

“Ukraina është e destinuar ose të kapitullojë sipas kushteve të Moskës ose të pushojë së ekzistuari si shtet”.

Kështu u shpreh Vyacheslav Volodin, kryetar i Dumës së Rusisë, shkruan Tass.

“Kur flasin për konfliktin në Ukrainë, Presidenti i SHBA Joe Biden, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë kanë filluar ta quajnë atë ‘një luftë rrënimi’. Ata kanë investuar shuma të mëdha parash për militarizimin e regjimit të Kievit. Ku i ka arritur? Faktet e thjeshta janë këto: Perëndimi po përjeton mungesa të armëve dhe municioneve, njerëzit në Evropë dhe SHBA kanë humbur besimin te politikanët dhe regjimi i Kievit, kundërofensiva ka dështuar”, tha Volodin.

“Këto shtatë fakte flasin vetë: Ukraina do të pushojë së ekzistuari si shtet nëse regjimi i Kievit nuk kapitullon me kushtet e Rusisë,” theksoi Volodin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë