Thursday, April 18, 2024

Kryenegociatori Zef Mazi: Negociatat, proces i vështirë dhe i komplikuar

Procesi do të jetë i gjatë, i komplikuar, i vështirë dhe rruga para nesh do të jetë e tatëpjetë.

Kështu deklaroi kryenegociatori Zef Mazi gjatë fjalës së tij në takimin e shqyrtimit analitik të legjislacionit, pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Mazi u shpreh se premtimet e pambajtura për negociatat, të cilat nuk u hapën për disa vite, tanimë i përkasin të shkuarës dhe shtoi se duke filluar nga sot, nis integrimi i Shqipërisë.

“Ky proces do të jetë i gjatë, i komplikuar, i zgjatur, i vështirë dhe rruga para nesh do të jetë e tatëpjetë. Ndaj do të jetë diçka shumë kërkuese të punojmë fort. Nuk është e lehtë dhe nuk është e thënë. Potenciali i unionit për të ardhmen, për të ndihmuar për vazhdimin e projekteve europiane është i madh, fati i çështjeve europiane ka të bëjë shumë me vendin tim.

Çfarë ndodh në Evropë është e rëndësishme. Shanset janë me rrezik të lartë, do të kemi një qasje strategjike qoftë edhe për zgjerimin. Nga sot e tutje për ne, për ne premtimet e pambajtura tashmë i përkasin të shkuarës, ky kapitull është i mbyllur. Sot nis procesi i integrimit”, theksoi Mazi.

Këtë të martë në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë