Thursday, April 18, 2024

Kryeministri pakistanez akuzon Donald Lu për komplot: Tentoi të rrëzonte qeverinë

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan ka thënë se diplomati amerikan Donald Lu është përfshirë në ‘komplot’ për të rrëzuar qeverinë e tij

Kryeministri pakistanez, Imran Khan i mbijetoi përpjekjes së opozitës për ta rrëzuar atë nga pushteti pas një mocioni mosbesimi ndaj tij që u refuzua nga nënkryetari i Asamblesë Kombëtare.

Më pas, Imran Khan pretendoi se Donald Lu, zyrtari më i lartë amerikan që merrej me Azinë Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA, ishte i përfshirë në komplotin e supozuar për të rrëzuar qeverinë e tij.

Imran Khan pretendoi se Donald Lu e paralajmëroi të dërguarin pakistanez në SHBA, Asad Majeed, se do të kishte implikime nëse kryeministri pakistanez i mbijetonte votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë