Friday, April 19, 2024

Kroaci, ish-ministrja arrestohet për vjedhje të fondeve të BE-së

Gjykata e Zagrebit ka dënuar me një muaj paraburgim Gabrijela Žalac-in, ish-ministre e integrimit të Kroacisë nga viti 2016 deri në vitin 2019 dhe tre nga ish-bashkëpunëtorët e saj deri në përfundim të hetimeve për një akt korrupsioni në vlerë prej 1.8 milion eurosh.

Ish-ministrja dhe bashkëpunëtorët u vendos që të qëndrojnë të paktën 30 ditë në qelitë e paraburgimit për shkak të ndikimit të mundshëm tek dëshmitarët. Gjatë hetimeve do të merren në pyetje rreth 40 dëshmitarë.

Zyrtarët e burgosur gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria i kanë mohuar veprat penale për të cilat akuzohen. Tre javë më parë, me urdhër të prokurorisë, policia kreu disa kontrolle në ministri dhe sekuestroi dokumente në lidhje me kontratën e me kompaninë e softuerëve “Ampelos”. Ministrja pagoi rreth 1.8 milionë euro nga fondet e BE-se, për softuerin, kostoja fillestare e të cilit ishte rreth 400,000 euro.

Policia njoftoi se po bëhen hetime rreth kërcënimeve të bëra ndaj gazetarit Drago Hedl që publikoi i pari skandalin e nga ana e Mario Zalac, bashkëshorti i ish-ministres së arrestuar.

Pas arrestimit të ish-ministres Zalac, opozita kritikoi qeverinë e qendrës së djathtë, duke deklaruar se “nuk ka asnjë ndryshim midis HDZ-së së Sanaderit dhe asaj të Plenkoviçit”. Ish-kryeministri dhe kreu i HDZ-së, Sanader, ndodhet në burg që nga viti 2019 për vepra të ndryshme korrupsioni.

Kryeministri Andrej Plenkoviç, thjesht e komentoi arrestimin, duke bërë thirrje për “një prezumim të pafajësisë” dhe duke shtuar se ai ishte “i befasuar nga lajmi”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë