Thursday, March 28, 2024

Kriza në PD/ Basha: Mund të humbasim një pakicë të papërfillshme

Nga kriza e brendshme e Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se do të humbasin një pakicë demokratësh. Por sipas tij, do të fitojnë besimin e qytetarëve të tjerë shqiptarë.

Duke folur në Kuvendin e 18 Dhjetorit të Partisë Demokratike, Basha thekoi se pakica që nuk do të jetë më pjesë e tyre, është “e lidhur me interesa të së shkuarës”.

Lulzim Basha:Ne u kthyem fuqishëm me votat e shqiptarëve, ku pa asnjë pushtet, përballë masakrës zgjedhore, fituam zemrat e shqiptarëve dhe votën e vërtetë populore për ndryshim, pra një parti e madhe dhe e qendrueshme. Qëndrueshmëria jonë as që mund të vihet në diskutim tashmë.

Partia Demokratike është një realitet politik i konsoliduar që shikon vetëm nga e ardhmja. Jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri por për të gjithë kombin tonë. Që jo vetëm siguron qendrueshmërinë e PD, por edhe rritjen dhe zhvillimin e saj. Ne mund të humbasim një numër individësh, në një pakicë të papërfillshme, të cilët janë të brumosur, të indoktrinuar apo të lidhur me fije të ndryshme me interesat e së shkuarës, por ne do të fitojmë besimin e pjesës më të madhe të shoqërisë sonë, atë shumicë që beson si ne tek e ardhmja perëndimore e Shqipërisë. 

Ne do të fitojmë qytetarin normal shqiptar, votuesin civil, i cili do të ndërtojë këtu të ardhmen e tij. Ky transformin do ta më të besueshme dhe fitimtare, Partinë Demokratike, që lindi nga idealet më të mira të dhjetorit 1990, dhe që del më e pastër dhe më e forte nga ky Kuvend, gati për të zgjedhur të ardhmen.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë