Friday, April 19, 2024

Kreu i PD në Vlorë përgënjeshtron Gazment Bardhin: Më shumë se 5 kryetarë dolën kundër për Kuvendin e 18 Dhjetorit

Kreu i PD në Vlorë, Genc Deromemaj, ishte një prej kryetarëve të degëve që i dolën kundër Lulzim Bashës në mbledhjen e djeshme për Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Ai u shpreh në emisionin “Log” se kishte shkuar në mbledhje për të respektuar kërkesën e delegatëve të Vlorës dhe se Kuvendi do mbahet në 11 dhjetor, datë e vendosur kjo nga Sali Berisha.

Deromema ka përgënjeshtuar edhe deklaratën e Gazment Bardhit, pasi ky i fundit tha se nga 71 kryetarë degësh vetëm 5 të ishin kundër mbledhjes së Kuvendit më 18 dhjetor.

Sipas kreut të PD-së Vlorë, kanë qenë 10 apo 12 kryetarë degësh që kanë dalë kundër Bashës.

“Në mbledhjen e djeshme nuk kanë qenë 5 kryetarë që kanë artikuluar drejtpërsëdrejti për vendimin e PD, kanë qenë më shumë se 5. Tani t’ju gënjej me shifrën por kanë qenë 10 ose 12. Unë gjykoj që Basha por edhe PD në thelb nuk ka nevojë për njerëz që ta përkëdhelin dhe të mos thonë të vërtetën. Ato firma që janë në kasafortë janë delegatë, ata përbëjnë  PD ata janë PD. Ne përfaqësojmë ata, ata na kanë votuar dhe në momentin që ata firmosin për të mbajtur një Kuvend si mundet ne të themi jo. Si mundet ne, ne me ata punojmë.

Mbrëmë Bashënsi kam thënë: “Jam këtu për respektuar kërkesën e delegatëve të Vlorës dhe kuvendi do mbahet në 11 dhjetor. Basha e ka kundërshtuar por unë ia kam bërë të qartë se do t’u shkoj nga pas delegatëve të Vlorës. Mund ta them se janë mbi 75% pasi i kam konfirmuar dhe i kam parë vetë. Një pjesë i kam organizuar dhe vetë. Në mbledhje s’kanë qenë të gjithë kryetarët. Nuk kanë qenë të gjithë”, tha Deromemaj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë