Friday, March 29, 2024

Kosova regjistron katër raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi më 27 dhjetor se janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2,032 mostrave.

Sipas raportit, në 24 orët paraprake janë shëruar dhjetë pacientë, ndërkaq raste aktive janë 343.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 498 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, 780,327 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat.

Më 27 dhjetor, MSH-ja njoftoi se të gjithë qytetarët që kanë marrë dy dozat e vaksinës para tre muajsh, mund ta marrin dozën përforcuese.

“Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID-19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës”, tha MSH-ja.LEXONI EDHE KËTË:

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë