Thursday, March 28, 2024

Kosova fiton ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve

Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Ligën e Kombeve, teksa arriti që të mposhtë kombëtaren e Qipros.

Ndeshja e zhvilluar në qytetin e Larnaca, përfundoi me rezultatin 0-2 për dardanët.

Golin e parë e shënoi mesfushori Valon Berisha në minutën e 65-të të pjesës së dytë.

Ndërsa, Edon Zhegrova thelloi epërsinë e Kosovës, në minutën 78-të duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj sfide.

Kosova bën pjesë në grupin 2 të Ligës C, së bashku me Qipron, Greqinë dhe Irlandën e Veriut.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë