Friday, March 29, 2024

Kosova dhe Shqipëria riatdhesojnë 15 shtetas nga Siria

Kosova ka riatdhesuar dy shtetas të saj nga kampet në Siri, përmes një operacioni të përbashkët me Shqipërinë.

Ky operacion është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria tha se ka riatdhesuar 13 shtetas të saj.

“Kjo është vazhdimësi e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për rikthimin dhe riintegrimin e qytetarëve tanë që ka filluar nga viti 2019”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook.

Ndërkaq, gjatë një adresimi nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, Sveçla bëri të ditur se ky nuk do të jetë aksioni i fundit i përbashkët me autoritetet shqiptare.

“Ekipet tona të profileve të ndryshme kanë shumë punë, që këta individë të rehabilitohen e ata që janë të radikalizuar të deradikalizohen në mënyrë që të bëhen pjesë e shoqërisë sonë, e posaçërisht fëmijët të cilët me asnjë rast nuk janë fajtorë për situatën në të cilën ndodhen”, tha Sveçla.

Autoritetet në Shqipëri bën të ditur se në këtë operacion janë riatdhesuar katër gra dhe nëntë fëmijë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të riatdhesuarve të arrijë në 43.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë